-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i Parlamentit Evropian viziton Kievin

Kryesoret

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola vizitoi papritur Kievin të premten dhe u zotua për më shumë ndihmë të BE-së në mbrojtjen e Ukrainës.

Ajo ka postuar një foto nga takimi i saj me Presidentin Volodymyr Zelensky, me sloganin “guxim, forcë, vendosmëri”.

Ajo iu drejtua edhe deputetëve në parlamentin ukrainas. “Populli ukrainas është heronj; ju po luftoni për atë që ne të gjithë besojmë: lirinë, demokracinë, sundimin e ligjit. Pa këto vlera, nuk ka asgjë tjetër,” tha ajo. “Ne kemi nevojë për sanksione gjithnjë e më të ashpra [për Rusinë] ”, shtoi ajo.

Muajin e kaluar kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë – respektivisht Mateusz Morawiecki, Petr Fiala dhe Janez Jansa – vizituan së bashku Kievin për të treguar solidaritet me Ukrainën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit