Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, ku një 67-vjeçare ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar.
Ajo është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Ngjarja mesohet se ka ndodhur në rrugën “Fadil Deliu”.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.