-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vijojnë protestat kundër luftës në Ukrainë, mbi 200 të arrestuar në Rusi

Kryesoret

Një organizatë ruse që monitoron arrestimet politike tha se 208 persona u arrestuan sot në protestat kundër luftës në Ukrainë të mbajtura në të gjithë Rusinë.

Organizata “OVD-Info” tha se protestat u zhvilluan në 17 qytete ruse, nga Siberia deri në qytetet më të populluara në perëndim të vendit.

Më shumë se 70 vetë u arrestuan në Moskë dhe një numër i ngjashëm i tyre në Shën Petersburg, thuhet në njoftimin e organizatës.

Një video e publikuar nga një grup tjetër që monitoron protestat, “Avtozak”, tregonte disa të arrestuar duke u transportuar në një qendër paraburgimi nga policia teksa buzëqeshnin dhe mbanin lule. Të tjerët po dërgoheshin me forcë në makinat e policisë.

Qeveria e Presidentit rus Vladimir Putin ka goditur ashpër grupet disidente, madje edhe përpara se Rusia të fillonte sulmin kundër Ukrainës në shkurt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit