Një person rreth 35 vjeç u ekzekutua sonte me armë zjarri në një rrugë dytësore pranë autostradës Tiranë-Durrës. Viktima ende nuk është identifikuar.
Ai ishte duke udhëtuar i vetëm me një fuoristradë kur u qëllua me breshëri dhe si pasojë humbi jetën në vend.
Pas sinjalizimeve policia arriti në vendin e ngjarjes dhe fillimishit dyshoi se ishte aksident por pasi konstatoi gëzhonjat u vendos në lëvizje.