Mesditën e sotme Rruga e Arbrit është bllokuar. Qarkullimi është ndaluar pranë Qafës së Murrizit, ku ka rrëshqitur një masiv shkëmbor nga mali.
Punonjësit e firmës së kontraktuar ende nuk kanë ndërhyrë për heqjen e masivit dhe rihapjen e rrugës, që është një arterie mjaft e rëndësishme.
Kjo nuk është hera e parë që Rruga e Arbrit, që u inaugurua në fund të nëntorit të vitit të kaluar bllokohet. Tre herët e para është bllokuar nga dëbora.
Mbi 1500 banorë janë izoluar në Kukës pasi tre ditë më parë është shembur ura. Dëbora e ka bërë të pakalueshëm edhe segmentin e Qafë-Thores në Shkodër. Ndërsa disa turistë janë bllokuar në Theth, ku dje ra një ortek.