Pas Sali Berishës është Belind Këlliçi që ka nisur një tur takimesh në bazën e demokratëve. Ai ka postuar foto nga një takim i zhvilluar me demokratët në Urën Vajgurore.
“Në bazë me demokratët! Takim organizativ dhe diskutime mbi riorganizimin në Urën Vajgurore. E diel e mbarë për të gjithë!
Vazhdojmë përpara. Për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”, shkruan Belind Këlliçi në Facebook.