Lëvizja e mjeteve në Urën e Shtrezës në Kukës është bllokuar për shkak të shembjes së urës. Mësohet se firma mirëmbajtëse e rrugës Kukës-Shishtavec, ka bllokuar qarkullimin me vendosjen e blloqeve të betonin në dy anët e urës me pretendimin se ura është e rrezikshme për kalimin mjeteve dhe duhet ndërtuar nga e para.
Për të bërë të mundur kalimin e qytetarëve dhe mjeteve, po diskutohet hapja e një by-passi te rruga e vjetër ndërkohë udhëtarët që duhet të përdorin këtë aks, duhet të shfrytëzojnë pikën e kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë