Tre shqiptare janë arrestuar nga policia zvicerane, pasi u kapën me 11 kg heroinë. Policia e Zyrihut kontrolloi në pronën e një gruaje shqiptare nga Kosova 65-vjeçare me banim në Embrach, e dyshuar për tregti të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 11 kilogramë heroinë, 4 kilogramë lëndë për përpunim droge dhe sasi të vogla kokaine e marijuanë.
Një vajzë 27-vjeçare nga Shqipëria e cila ndodhet me qëndrim të parregullt në Zvicër dhe një 23-vjeçare tjetër, po ashtu shqiptare, por me banim në Embrach, janë arrestuar pasi akuzohen për shtije të lëndëve narkotike.
Tri gratë e arrestuara u dërguan në zyrën e prokurorit publik Winterthur/Unterland, pasi policia kishte hetuar rastin.