Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Ksamil. Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë pasi i ra një tullë në kokë teksa ishte duke punuar.
Viktima është Kastriot Celi. Ai ishte duke punuar tek ish-furra e bukës në Ksamil, duke prishur një mur.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.