Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me disa inspektime në qytetin e Beratit. Kryetari i bashkisë, Ervin Demo e siguroi se qyteti po rilind nga projektet.
“Berati është duke rilindur i tëri nga përmirësimi i jetës së banorëve por duke e kthyer edhe në një qendër të rëndësishme të turizmit”.
Edi Rama tha se këtë vit pritet që të ketë një fluks të lartë turistësh duke uruar që të mos ndodhë asgjë e keqe, referuar tërmetit, pandemisë, apo skenarëve të luftës që po vijon në Ukrainë.
“Kismet këtë vit, “bum” i madh turistik. Këtë vit do të jetë super. Deri tani, o Zot, se nuk e dimë cfarë ndodh” tha Rama.









