Killeri Nuredin Dumani ka lënë këtë të hënë spitalin e Traumës, pasi u dërgua aty i plagosur me një plumb në mushkëri.
Mësohet se, nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Dumani është transferuar pasditen e sotme në spitalin e Burgut në QSUT.
Këtë të hënë, Dumani u njoh edhe më masën e tretë të sigurisë, atë për vrasjen e 17 shtatorit të dy viteve më parë në qytetin e Elbasanit, ku u ekzekutua vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela.
Nuredin Dumani u vu në pranga nga policia më 29 mars në një banesë në qytetin e Fierit, ku dyshohet se u strehua pas një shkëmbimi zjarri në Papërr të Elbasanit, ku mbeti edhe i plagosur.









