-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veshjet më skandaloze në “Grammy 2022”, mes tyre edhe Justin Bieber

Kryesoret

Grammy është një shfaqje e veçantë që organizohet një herë ne vit. Ky tapet i kuq kërkon shprehje të guximshme të personalitetit. Kryesisht njihet për ndryshe si kulmi i frymwzmit mbi modwn.

Por disa të yjet nuk ishin edhe aq frymëzues mbrëmjen e djeshme në natën më të madhe të muzikës. Shfaqja e 64-të vjetore u mbajt në Las Vegas dhe në tapetin e kuq u shfaqën yje si Lady Gaga, Dua Lipa, Olivia Rodrigo, Doja Cat, të cilat na lanë gojëhapur me veshjet e tyre magjepsëse.

Por, si gjithmonë, pati edhe një sërë dështimesh nga yjet që morën vëmendje për të gjitha arsyet e gabuara. Billie Eilish dhe Justin Bieber kryesojnë listën e të veshurve më keq me veshjet e tyre oversize, me mëngët e kostumit të kanadezit aq të gjata sa i mbuluan duart teksa ecte në tapetin e kuq.

Bieber, i cili shkoi në tapetin e kuq me gruan e tij, Hailey Baldwin Bieber, kishte veshur një kostum gri që dukej sikur ishte të paktën katër herë më i madh se masa e tij. Ai e plotësoi veshjen e tij me një kapuç rozë dhe atlete me platformë të zezë Balenciaga Crocs. Ndërsa ai mund të ketë luajtur me trendin e viteve ’90, disa menduan se artisti shkoi shumë larg.

H.E.R. është cilësuar po ashtu si një dështim me një jumpsuit të verdhë që kishte mëngë voluminoze në ngjyrë ombre dhe detaje ari në pjesën e sipërme të trupit dhe poshtë këmbës së saj të majtë.

Këngëtarja Tayla Parx ishte e veshur si një dinosaur me një veshje të gjelbër të ndezur që shfaqte thumba në krahët, këmbët dhe rreth qafës së saj. 28-vjeçarja e kombinoi look-un me një palë çizme të verdha të trasha që kishin edhe thumba të gjelbra. Teksa pozonte në tapetin e kuq, ajo mbajti në dorë gërshetin e saj të gjatë për të treguar topin me thumba të bërë nga flokët që ishte në fund.

Këngëtarja Alisha Gaddis gjithashtu i kaloi paksa kufijtë e modës me kokën e saj të bërë nga degë të arta. E shoqëruar me fustanin e saj në stil princeshe, ajo dukej si një nimfë druri.

Ndërkohë, muzikanti Dillon Francis duket se nuk kishte bërë asnjë përpjekje për veshjen e tij. Ai u shfaq në tapetin e kuq i veshur me një bluzë, xhinse të zeza të ngushta dhe atlete me kuadrate bardh e zi. Ai gjithashtu mbante një çantë plastike Walgreens të mbushur me ushqime dhe pozoi me biletën e tij për shfaqjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit