Pas përfudimit të fjalimeve para Kryeministrisë, përgjatë marshimit mijëra protestues janë grumbulluar masivisht në kryqëzimin e njohur si “Brryli” në Tiranë, duke paralizuar plotësisht qarkullimin e automjeteve në këtë aks.
Gjatë këtij bllokimi masiv, është shënuar një moment i jashtëzakonshëm solidarizimi dhe qytetarie që ka prekur të gjithë të pranishmit.
Edhe pse turma ishte tejet e dëndur dhe numëronte mijëra persona, sapo janë dëgjuar sirenat e një ambulance që po transportonte një pacient drejt spitalit, protestuesit janë koordinuar në kohë rekord.
Marshim historik në Tiranë, protestuesit në kor: Bojkotoni këta plehra!









