Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për ndryshimin e masës së sigurisë. Kjo është e disata herë që kërkesat për liri të ish-deputetit socialist rrëzohen nga gjykatat.
Lefter Koka u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, por pozitat e tij janë rënduar edhe nga hetimet që po bëhen për impiantin e trajtimit të plehrave në Fier.
Ndërkohë që pak ditë më parë u prangos edhe ish-sekretari i përgjithshëm në ministrinë që ai drejtoi, Alqi Bllako, deputet i PS-së, por edhe zyrtarë të tjerë, mes tyre tre drejtorë.
Në kërkim vijojnë që të jenë pronarët e firmave që fituan kontratat koncesionare, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.









