-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albin Kurti: Serbia po bën spastrim etnik në Preshevë  

Kryesoret

Kosova akuzon Beogradin për spastrim etnik me metoda administrative, pasi u ka mohuar të drejtën e votës rreth 6 mijë shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes asaj që quhet “pasivizim i adresës”.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ky është një nga faktorët që ka ndikuar në përfaqësimin e dobët të shqiptarëve në parlamentin serb, ku tashmë nga tre kanë vetëm një deputet.

“Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc iu është bërë një padrejtësi e madhe, meqenëse rreth 6 mijë vetave atje u janë pasivizuar adresat, duke i diskriminuar mbi baza kombëtare.

Po ndodh një lloj spastrimi etnik, administrativ e burokratik, i heshtur e i ftohtë, por megjithatë me pasoja shumë të rënda, dhe unë besoj që rezultati jo i kënaqshëm i këtyre zgjedhjeve për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc vjen edhe për shkak të këtij lloj spastrimi të heshtur që po iu bëhet atyre atje, me metoda joluftarake kësaj radhe, por administrative e burokratike” tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit