Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot pritet të takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Takimi pritet të zhvillohet rreth orës 14:00.
Tamar Ziv është ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë.
Izraeli dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021 dhe Kosova hapi ambasadën e saj në Jeruzalem më 14 mars të po atij viti.
Hapja e ambasadës në Jerusalem rrjedh nga marrëveshja e 4 shtatorit 2020 në Washington, e mbikëqyrur nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e presidentit Trump. Në këmbim, Kosova pranoi të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem e jo në Tel Aviv. BE-ja nuk e njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.