Për të siguruar energji elektrike në periudhën e verës, Shqipëria do të marrë me qira dy anije të cilat prodhojnë energji elektrike.
Anijet të tilla kanë të instaluar një termocentral i cili bënë të mundur furnizimin me elektricitet, ato janë vetëlëvizëse, të gatshme për të hyrë në infrastrukturë për vendet në zhvillim që futen në rrjetet kombëtare aty ku kërkohet.
Ato mund të ankorohen në një vend për një kohëzgjatje mesatare prej tre deri në pesë vjet me qira, ndërsa në vendin tonë ato do të përdoren për 2 vjet.
Në 2010 një kompani turke ishte ajo që e zhvilloi më tepër këtë teknologji duke bërë të mundur furnizimin me elektricitet të disa vendeve në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Azinë Jugore. Bëhet fjalët për kompaninë Karpowership, e cila prodhoi 25 anije të tilla.
Mësohet se këto anije prodhonin deri në 144 MW energji për orë, por ende nuk dihet se 2 prej tyre do të mbërrin në brigjet tona.
Një nga anëtarët e grupit të punës, Arbër Avrami ka dhënë detaje konkrete, ku është shprehur se kapaciteti i një prej këtyre anijeve është 114 megawat në orë dhe do të ketë çmime konkurruese sa i përket edhe tregut aktual të bursës, i cili për shkak të luftës në Ukrainë ka pësuar tronditje të mëdha. Këto anije priten që të vihen në punë brenda 3 muajve, e cila përkon me periudhën e verës, ku dhe vendi ynë kërkon më shumë sasi energjie.