Gjykata e Tiranës vendosi sot që t’i heqë masën e pezullimit nga detyra kreut të FSHF-së, Armand Duka, i cili u pezullua në muajin shkurt pas anomalisë dhe denoncimeve në lidhje me zgjedhjet në shoqatat rajonale të futbollit.
Vendimin e shkallës së parë Duka e dërgoi në Apel, i cili e rrëzoi duke e rikthyer në detyrë së bashku me sekretarin Ilir Shulku.
Ata do të hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. I pezulluar mbetet vetëm Ardian Haçi.
Pavarësisht masës së pezullimit, Duka “de facto” dhe “de jure” e ushtronte detyrën dhe mbi të gjitha u rizgjodh për herë të gjashtë në krye të FSHF-së.