Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në CNN për aspiratat e vendit për tu bërë anëtar i NATO-s dhe situatën në Ukrainë.
Kurti ka thënë se qëllimi i Kosovës është që të futet në një partneritet për programin e paqes, ndërsa tha se sa më shpejt të ndodhën anëtarësimi në NATO, do të jetë aq më mirë.
“Në të njëjtën kohë e kemi dënuar invazionin rus dhe agresionin ushtarak por jemi shumë mirë të vetëdijshëm që NATO-ja përfaqëson siguri për krejt anëtarët e vet. Kosova nuk është ende anëtarë e NATO-s, por NATO-ja është brenda Kosovës. Qëllimi ynë është që të futemi në një partneritet për programin e paqes”, tha Kurti.
Ai ka përmendur edhe bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi, ndërsa tha se ato ndalen gjenocidin e ushtrisë serbe ndaj popullates shqiptare në Kosovë.
“NATO-ja ndërhyri për ta ndaluar gjenocidin dhe është pjesë e historisë së Kosovës.Por, në të njëjtën kohë, edhe Kosova është pjesë e historisë së NATO-s. Duam që t’i bashkohemi NATO-s, andaj sa më shpejtë, aq më mirë”, tha Kurti.









