-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me 1 milion euro kokainë, shqiptarët hedhin makinën jashtë rruge në Itali

Kryesoret

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për trafik droge.

Gjatë hetimeve, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Vicenzës, në orët e para të pasdites së datës 31 mars 2022, u urdhërua ndalimi i një makine me dy persona në bord, e cila në vend që të ndalonte, u nis me shpejtësi të madhe, në një arratisje të shpejtë përmes rrugëve të Vicenza-s.

Makina u ndoq menjëherë nga një patrullë policie, të cilëve iu bashkuan ekuipazhe të tjera të policisë. Pas një ndjekjeje të gjatë me shpejtësi të madhe, të arratisurit hynë në autostradë, duke u hedhur edhe mbi hekurat mbrojtëse të kryqëzimit të Vicenzës, për të marrë më pas kryqëzimin Montebello Vicentino të A4. Në atë moment, policia arriti të ndalojë makinën e arratisur, me rrezik potencial serioz për trafikun.

Drejtuesi i makinës u arrestua në vepër penale për trafik droge dhe rezistencë, ndërsa pasagjeri arriti të arratisej në këmbë nëpër fusha. Menjëherë është lajmëruar edhe Policia Rrugore e cila më pas ka ndërhyrë në vendngjarje. Policia me ndihmën e qenit të drogës Ray kryen kontrollin e një prone që posedohej dy shtetasit shqiptarë. Brenda janë gjetur 7 kg kokainë, 1 kg marijuanë, material për paketimin e drogës, lëndë prerëse.

Në kontroll u gjet edhe një pistoletë Beretta model 84/F, e kompletuar me karikator dhe 12 fishekë të kalibrit 9X17, nga hetimet e mëvonshme rezultonte e vjedhur në Vicenza. Policia kanë arrestuar një tjetër shqiptar i cili kishte në posedim sendet e sekuestruara.

Të dy shtetasit shqiptarë të arrestuar ndodhen tashmë në burgun e Vicenzës në dispozicion të organeve të drejtësisë. Sasia e lëndës narkotike e sekuestruar, nëse do të hidhej në treg do t’i kishte sjellë organizatës kriminale një përfitim të paligjshëm prej rreth1 000 000 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit