-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me Rolex, bizhuteri në vlerën 10 mln lekë, zbardhet pista e hetimit për eshtrat në Kurbin

Kryesoret

Pasditen e të dielës janë gjetur disa eshtra në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Një banorë i zonës kishte dal për të prerë dru, kur pikasi mbetjet kockore në pranë një shkurreje, të cilat mendohen se kanë dal nga gërryerja që shiu i ka bërë dheut.

Në njoftimet e para që policia ka bërë mësohet se eshtrat i përkasin një djali të ri, i cili mund të ketë ndërruar jetë rreth 10 vite më parë. Nga hipotezat e ngritura polica dyshohet se ato i përkasin një 16-vjeçari të zhdukur në 2015, i njohur si Mariglen Gjonajt.

Si u zhduk Mariglen Gjonaj?

Nxënësi i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, Mariglen Gjonaj, kishte shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj. Por, ai nuk u kthye në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, çka ka vënë në alarm familjen e tij. Ata bënë disa javë më pas denoncim në Polici, por ndonëse kjo e fundit nisi hetimet, ende nuk ka asnjë të dhënë për gjurmët e të riut.

Ditën që adoleshenti u largua nga banesa për në shkollë nuk kishte marrë as telefonin me vete. Nëna e tij, Luljana Gjonaj, i bën apel shtetit ta ndihmojnë për të gjetur të birin. “Djali është zgjuar në mëngjes dhe më tha se kishte aktivitet atë ditë shkolla e tij.

Mori dhe makinën e vëllait të tij dhe doli. Më tha se do të vij shumë shpejt. Ka qenë data 18 maj kur ai është larguar dhe nuk është kthyer. Kërkuam gjithë natën, duke pyetur njerëzit tanë për të, por me asnjërin ai nuk kishte pasur kontakte dhe nuk e kishin parë.

Të nesërmen, kemi njoftuar menjëherë Policinë dhe kemi bërë edhe denoncimin për humbjen e djalit”, u shpreh në atë kohë për mediat nëna e 16-vjeçarit.

Sipas saj, si fillim Policia u vu në lëvizje, por nuk mundën që të bien në gjurmët e të birit dhe më pas dita-ditës kjo çështje po harrohej prej tyre.

“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrenjte në dorë ‘Rolex’, të cilat kapnin një vlerë 10 milionë lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për t’i marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në Polici, por mua më ka humbur besimi te blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit