Alketa Hila është emëruar drejtoreshë e Albpetrolit pas arrestimit të Florian Muçës.
Hila më parë ka qenë zv/drejtoreshë e Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa tashmë do të marrë në dorë sektorin strategjik, por që ndodhet në kaos.
Florian Muça ishte paraardhësi i saj, por që u arrestua pak ditë më parë me urdhër të SPAK-ut, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje në procesin e ndërtimit të inceneratorit të Fierit.