Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryediplomati i BE-së Josep Borrell do të udhëtojnë në Kiev këtë javë. Sipas një zëdhënësi të BE-së ata do të takojnë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas Reuters, zëdhënësi i BE-së Eric Mamer shkruajti në Twitter se takimi do të zhvillohet të shtunën në Varshavë.
Sot është dita e 41-të e luftës. Imazhet satelitore të qytetit ukrainas të Bucha, jo shumë larg Kievit, tregojnë një varr masiv në tokën e Kishës së Shën Andrea, aty ku raportohet se janë trupat e dhjetra civilëve.