-sidi education-spot_img
16.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Vjosa do pushtet, Lushtaku tentoi të godiste makinën time

Kryesoret

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ish-presidentja Vjosa Osmani do pushtet dhe ka ambicie politike. “Unë e di që presidentja Osmani ka ambicie politike.

Ajo do pushtet. Është krejt në rregull, është plotësisht legjitime në demokraci. Po e ritheksoj për këtë është gara politike. Shumë mirë që ka hyrë në garë politike”, ka thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së.

Kurti deklaroi se në fushatën e zgjedhjeve të shkurtit, Sami Lushtaku me veturë zyrtare, ka tentuar të bëjë aksident me eskortën e Kurtit për ta pamundësuar tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lushtaku e mohoi duke paralajmeruar padi per shpifje. “Albin Kurti po vazhdon me gënjeshtra e shpifje publike duke pretenduar rrejshëm për një “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të kaluar nga ana ime.

Për këtë rast ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku është konstatuar se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion dhe rasti është mbyllur nga organet kompetente.

Meqë po vazhdon me shpifje e sulme ndaj meje, nga sot do të inicioj padi për këtë çështje”, ka shkruar Lushtaku në reagimin e tij në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit