Banorët e Kodrës së Priftit, Paskuqanit dhe Laprakës ditën e sotme, kanë shkuar te Agjencia shtetërore e Kadastrës. Para derës ata i kërkuan kreut të Kadastrës që t’i presë në takim.
Më pas ata takuan Drejtorin e Përgjithshëm të Kadastrës, Artan Lame, ku theksuan se kishte rënë dakord për disa pika.
“Zoti Lame tha se më kanë ardhur shumë projekte. I propozuam të zvogëlohet pak unaza, dhe të behën pallate që të strehohen njerëzit. Ai na premtoi për po.”, tha njeri nga protestuesit.