-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të qeshur, Kim injoron gjykatën dhe “godet” Berishën: Alibeaj kryetar i PD-së

Kryesoret

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim nuk e njeh vendimin e gjykatës së shkallës së parë që i dha vulën Komisionit të Rithemelimit të PD-së me drejtues Sali Berishën si autoritet ligjor për drejtimin e partisë më të madhe në opozitë. Ditën e sotme, Kim takoi Enkelejd Alibeajn, i cili me vendimin e fundit të gjykatës është i shkarkuar nga posti i n/kryetarit dhe rrjedhimit kryetarit të komanduar të PD-së.

Por shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë iu referua Alibeajt si kryetar i komanduar i PD-së. Pasi doli nga Kryesia e Kuvendit, ku u zhvillua takimi, Kim në dy postime në rrjetet sociale thotë se me Enkelejd Alibeajn, diskutuan për shumë cështje. Nuk nguroi që të “godasë” sërish Sali Berishën, kur tha se “le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa”.

“Diskutim shumë i mirë sot me Enkelejd Alibeajn, kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike dhe të grupit. Folëm për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj.

Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë dhe shpresojmë që të dyja të forcohen. Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracinë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomisë për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa” shkruan Kim.

Në 25 mars, gjykata e shkallës së parë në Tiranë vendosi që të njihte grupin e rithemelimit me udhëheqës “de facto” Sali Berishën si organin drejtues të Partisë Demokratike.

Por ambasadorja përsëriti qëndrimin edhe dje, se nëse Sali Berisha do të rikthehet “de jure” në krye të partisë që themeloi 30 vite më parë, atëherë SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me PD-në.

Për momentin “ishulli” i vetëm me të cilin më të komunikojë SHBA në PD është kryetari i grupit, por cfarë do të ndodhë nëse Alibeaj shkarkohet pas akuzave të djeshme se po negocion me PS-në për Presidentin e ri pa mandatimin e grupit?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit