Ndryshimet statutore që pritet të miratohen në Kongresin e 9 prillit, përcaktojnë masa ekstreme për anëtarët e Partisë Socialiste. Kushdo që në nivelet drejtuese dhe përfaqësuese fsheh problemet me drejtësinë, përjashtohet nga partia.
“Deklarimi i pasaktë apo i rremë në formular/deklaratë është përgjegjësi personale penale dhe politike. Pavarësisht nëse përbën apo jo vepër penale, ndaj deklaruesit të pasaktë apo të rremë merret masa disiplinore e çregjistrimit nga partia”.
Edhe anëtarët e thjeshtë largohen automatikisht nga radhët e PS në rast të një dënimi të formës së prerë: “Ndërprerja e përhershme e anëtarësisë bëhet kur anëtari i partisë: Dënohet nga organet gjyqësore me vendim të formës së prerë me heqje lirie për kryerjen e një krimi”.
Socialistët kanë menduar edhe për administrimin e partisë në nivele lokale, teksa në çdo bashki do të shtohet një pozicion i ri, ai i Sekretarit Ekzekutiv.