-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do t’i tregojë shokët, Alqi Bllako? Lëvizja e SPAK-ut

Kryesoret

Avokati i Alqi Bllako, Sokol Hazizaj u shpreh se klienti i tij ka shprehur vullnet të plotë për t’u përgjigjur para organeve të drejtësisë i bindur në pafajësi për aferën e inceneratorëve. Hazizaj nuk e mohoi përpjekjen e SPAK që ta kthejë Bllakon në bashkëpunëtor të drejtësisë. Kjo tha avokati është një procedurë standarde e drejtësisë, por në rastin e ish-deputetit vjen edhe për shkak se ‘vullneti i Bllakos është i qartë për të marrë pafajësinë’.

Avokati i ish-deputetit të PS foli për paqartësi në kërkesën e SPAK dhe gjykatës për arrestimin e Bllakos. Sipas tij, akuza është për korrupsion dhe shpërdorim detyre si funksionarë i lartë shteti, në një kohë kur nuk ka pasur një pozitë të tillë.

“Alqi Bllako nuk ka qenë funksionarë i lartë publik në momentin që ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Në ligjin e Nëpunësit Civil dhe ligjin për rregullimin e pagave, Sekretari i Përgjithshëm nuk përbën funksionarë të lartë publik”, tha Hazizaj.

Sipas tij, Bllako në detyrën pranë Ministrisë së Mjedisit ka kryer akte në përputhje me ligjin e nëpunësit civil. “Aktet e Alqi Bllakos janë vetëm vijë përcjellëse e Ministrisë së Mjedisit”, tha avokati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit