Policia e Kosovës ka kërkuar të martën ndihmë nga qytetarët të ndihmojnë në gjetjen e një 21-vjeçare të zhdukur nga fshati Komorani i Drenasit.
Kjo kërkesë është bërë nga njësia e hetimeve të stacionit policor në Drenas, pas marrjes së autorizimit nga prokurori i shtetit.
Në njoftim thuhet se vajza konsiderohet se është zhdukur që nga data 28 janar 2022.
“Inkurajojmë të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me të, ku mund të ketë qenë apo ku mund të jetë aktualisht, t’ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192 në numrin 038-584092, në stacionin më të afërt policor apo në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë.
