Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se ka marrë informacione për disa raste të parave të falsifikuara, ku gjashtë prej të cilave janë raportuar në Prishtinë, ndërsa një në Ferizaj.
Në raport, bëhet e ditur se policia kanë sekuestruar kartmonedhat e dyshuara për procedurë hetimore.
“Gjashtë raste të ndara janë raportuar për falsifikim parash, në kartëmonedha dhe monedha në vlera të ndryshme, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti policor kanë sekuestruar monedhat e dyshuara si të falsifikuara për procedura hetimore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë”, thuhet në raport.
Ndërsa në Ferizaj, policia është njoftuar për një rast ku një person ka marrë një kartmonedhë prej 100 euro, e cila po ashtu dyshohet të jetë falsifikuar.
“Denoncuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka marrë 100 euro që dyshohet te jetë e falsifikuar”, shtohet në raport.