Pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha u pyet nëse PD-ja rrezikon që të shpallet non grata nëse ai merr zyrtarisht drejtimin e partisë. Ish-kryeministri, referuar ambasadores amerikane tha se askush nuk ka të drejtë që të caktojë kreun e ri të PD-së.
“Kryetari i PD u shkarkua me datën 11 dhjetor me votat 4446 votat e delegatëve. Askush nuk ka tagër të caktojë kryetarin e PD.
Kjo është një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në punët e brendshme. Asnjeri, as guvernatorja, as Zeusi Rama nuk kanë tagër të caktoje kryetarin e PD” u shpreh Berisha.