Një aksident me pasojë tre persona të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq.
Polica bën me dije se është arrestuar shoferi që u përplas pasi ishte në gjendje të dehur. Njëra prej të lënduarave 17-vjec ndodhet në gjendje të rëndë.
Njoftim
Në vijim të informacionit paraprak datë 05.04.2022, i cili bën fjalë për një aksident rrugor ju informojmë se: Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në vijim të veprimeve procedurale të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. L., 51 vjeç, banues në Korçë dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin B. C., 35 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq. Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në kryqëzimin e fshatit Plasë, Maliq, shtetasi J. L., duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin B. C. dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Toyota” shtetasi B. C; pasagjeri i mjetit tip “Renault” shtetasi A. M., 58 vjeç, banues në Korçë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, si edhe shtetasja J. E., 17 vjeçe, banuese në Pogradec, pasagjere në mjetin tip “Toyota”, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.