Rreth orës 14.00 policia rrethoi një lokal në Fier pasi u dyshua se kishin vendosur lëndë plasëse në të.
Për disa orë qyteti i Fierit kaloi panik sa edhe qarkullimi rreth zonës u bllokua. Pak çaste më parë policia arrit ta hapte çantën e dyshimtët të lënë në një nga karriget e jashtme të lokalit, por nuk gjeti asgjë të dyshimtë në të.
Sipas burimeve brenda në çantë kishte disa libra dhe një shall, mesa duket ndonjë nxënës shkolle i pakujdesshëm bëri që i gjithë Fieri të frikësohej për bombë.