-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ankesa pa fund! Policia çon 27 efektivë në prokurori

Kryesoret

Strukturat e rendit dhe sigurisë publike në policinë e shtetit mbajnë rekordin e ankesave nga qytetarët për të dytin muaj me radhë, që përkon me protestat e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Sipas raportit të agjencisë së mbikqyrjes policore, gjatë muajit mars, për këtë strukturë janë depozituar 94 ankesa.

Raporti mujor i agjencisë, thekson se 63 ankesa janë paraqitur për strukturën e Policisë Rrugore dhe 33 strukturën e Hetimit të Krimit.

Gjatë muajit të kaluar janë referuar në prokurori 27 efektivë të policisë të reparteve të ndryshme si të dyshuar në vepra. Referimet kanë të bëjnë kryesisht me sjelljen e efektivëve ndaj qytetarëve në protestat e zhvilluara për rritjen e çmimeve.

Përgjatë 31 ditëve në pranga kanë përfunduar edhe 2 efektiv të policisë në Vlorë dhe Tiranë. Po kështu 2 të tjerë u pezulluan nga detyra si dhe 1 tjeter u la në masën e arrestit të shtëpisë.

Ankesa për qytetarët ka edhe për hetimin e krimit, kufirin dhe emigracionin e ndërsa për herë të parë për këtë vit ankesa ka pasur edhe për akademinë e sigurisë.

Fokusi i Agjencisë së Mbikqyrjes së Policisë këtë muaj duket se ka qenë tek efektivët të cilët shërbenin në Tiranë dhe pikërisht në protestat pra kryeministrisë.

Edhe në pamjet e transmetuara është vënë re një sjellje problematike e efektivëve ndaj qytetarëve dhe kryesisht nga ata policë civilë. Qytetarët ankoheshin për veprime arbitrare dhe shpërdorim detyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit