-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden i jep goditjen më të rëndë deri tani Rusisë

Kryesoret

“Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të plota bllokuese ndaj Sberbank, deri tani institucioni më i madh financiar në Rusi dhe Alfa Bank, banka e saj më e madhe private. Ne po mbyllim çdo llogari, çdo fond që ato banka mbajnë në Shtetet e Bashkuara. Ata nuk do të jenë në gjendje të prekin asnjë nga paratë e tyre, nuk do të jenë në gjendje të bëjnë asnjë biznes këtu”.

Kështu është shprehur këtë të mërkurë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke i dhënë goditjen e radhës Rusisë, ndoshta më e forta deri tani.

“Dhe së dyti, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv, që do të ndalojë çdo investim të ri të SHBA-së në Rusi, më shumë se 600 kompani të sektorit privat”, u shpreh më tej Biden.

Dy bankat e synuara thanë se sanksionet nuk do të kishin një ndikim të madh në operacionet e tyre. SHBA po bashkërendon sanksionet gjithnjë e më të ashpra me grupin G7 të vendeve të pasura dhe BE-në.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit