Komisioni i Rithemelimit të PD-së zhvilloi një tjetër takim në selinë blu.
I pranishëm ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha në krye të tryezës duke drejtuar mbledhjen.
Mbledhja vjen pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës ditën e sotme, ku u njoh statuti i Partisë Demokratike, i miratuar në Kuvendit e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në vendimin e Gjykatës theksohet se Kuvendi i 11 Dhjetorit është thirrur në mënyrë legjitime dhe se vendimet e marra nga ai janë po ashtu legjitime dhe në fuqi.