-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA shuan shpresat e Berishës për “non grata”-n

Kryesoret

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me deklaratat e djeshme të Sali Berishës se një person në emër të ambasadores i ka shkuar në zyrë për të negociuar lidhur me zgjedhjet në PD.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sqarojnë se vendimet e shpalljes “non grata” për korrupsion nuk mund të negociohen dhe rrjedhimisht nuk mund të ndryshohen. “Pozicioni i SHBA në lidhje me shpalljet “non grata” për korrupsion madhor mbetet i qartë dhe nuk mund të negociohet” tha ambasada. Një ditë më parë Berisha tha se një person i ardhur nga Ambasada i kërkoi që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së, ndërsa i kishte garantuar edhe largimin e Bashës.

“Kjo ishte shkelje e parimeve themelore mbi të cilat bazohet demokracia, e statusit të saj por ishte dhe përpjekje e dështuar e radhës e zonjës për të përcaktuar kreun e PD-së. Unë dua t’i njoh qytetarët shqiptarë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 marsit guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj.

Propozime që konsistonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD-së, të caktoja cilindo njeri që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar, duke paraqitur garanci të plotë se Basha do të largohej dhe do të pranonte vendimet.

Përgjigjja ime ishte një refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemet e brendshme të PD, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarit të PD-së sikundër jashtë çdo dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla”, ka treguar Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit