-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirohet nga detyra prefekti i Durrësit

Kryesoret

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është liruar nga detyra prefekti i Durrësit, Roland Nasto dhe në vendin e tij është emëruar Emiljan Jani. Ndërkohë që në Lezhë në vendin e Gjokë Jakut, që dha dorëheqjen u emërua Gjergj Prendi.

VENDIMET

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Emiljan Jani emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

IRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË LEZHËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Gjokë Jaku, prefekt i Qarkut të Lezhës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Gjergj Prendi emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit