Qeveria vuan mungesën e opozitës. Nga mbledhja online e asamblesë, Edi Rama vendosi piketat e punës së kongresit të socialistëve që do të zhvillohet në datë 9 Prill më pas u ndal te rezultatet. Ai tha se forca politike që drejton në mandatin e tretë në qeveri do të vazhdojë që të fitojë nëse është opozitë e vetvetes.
“Çështja e angazhimit politik si një çështje jo thjesht e natyrës organizative por një çështje shumë e madhe e këndvështrimit shoqëror ndaj politikës dhe këndvështrimin e politikës ndaj shoqërisë. Hapje e vazhdueshme e politikës për të tjerët, për të rinjtë, por jo vetëm, por për forca të tjera të rëndësishme të shoqërisë.
Natyrisht këtu sfidën e madhe të kësaj partie, e cila ka fituar, do vazhdojë të fitojë nëse do jetë vazhdimisht opozitë e vetvetes. Do të vazhdojë të ecë me ritmin e një vetreformimi organik, pa dëgjuar të tjerët për t’i vënë në pah nevojën për reformim” tha ai.