Betim Kastrati 38-vjeç sot në mëngjes u gjet i vdekur në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në vendin e quajtur Kolonjë, ku sipas policisë kishte vrarë veten me armë zjarri.
Kastrati ishte banues në qytetin e Durrësit, dhe punonjës në port, ndërsa kohët e fundit sipas familjarëve kishte shfaqur shenja të depresionit.
38-vjeçari ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të mitur, ndërkohë që u gjet i pajetë në mjetin e tij tip Volvo, i cili ishte parkuar në mënyrë të rregullt anës rrugës.
Fillimisht ngjarja u hetua për ndonjë vrasje të mundshme, por sipas policisë, Kastrati kishte vrarë veten, në kushtet e depresionit.