Turqia deklaroi pak ditë më parë se i mirëpret oligarkët rusë që Perëndimi u ka mbyllur dyert dhe u ka bllokuar pasurinë. Por SHBA i ka dërguar një mesazh Turqisë që territoret e saj të mos kthehen në vend grumbullimi të parave të zeza të oligarkëve rusë.
Nënsekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland duke iu përgjigjur indirekt ministrit të Jashtëm turk, i cili kishte theksuar se oligarkët rusë janë të mirëseardhur në Turqi, tha se “unë besoj se Turqia e ka kuptuar plotësisht se ne duhet të ndalojmë fluksin e parave në makinën e luftës së Putinit dhe se ajo duhet të paguajë një çmim të rëndë për atë që ka bërë në luftë.
Unë besoj se edhe nëse Turqia nuk merr pjesë në sanksione, territoret e saj nuk duhet të kthehen në vend grumbullimi të parave të zeza të oligarkëve, duhet të jetë shumë e kujdesshme” tha ajo.