-sidi education-spot_img
21 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Zjarri në spitalin e Selanikut u vu nga pacienti, një person karbonizohet

Kryesoret

Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ra në një spital Covid në Selanik mëngjesin e së mërkurës. Sipas raportimeve të mediave në vend, viktima është gjetur e karbonizur në katin e dytë të godinës së Klinikës Pulmonare, në krahun e Covid-it nga ku ka nisur zjarri.

Ndërkohë, sipas asaj që ka deklaruar drejtori i spitalit zjarri është vënë nga një pacient që po trajtohej për koronavirusin.

“Tymi është shumë i dendur për momentin, nuk e dimë se çfarë po ndodh me 20 pacientët,” shtoi ai.

Zjarrfikësit janë duke punuar për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e pacientëve. Thuhet se 20 pacientët që ndodheshin ne pavion ishin në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e koronavirusit.

Një roje i spitalit publikoi në Facebook pamjet e zjarrit. SHIH KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit