-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asnjë masë nga shteti shqiptar, Kinderi i heq vet çokollatat

Kryesoret

Kompania ‘Ferrero’ ka tërhequr nga tërhequr nga tregu shqiptar produktet e kontaminuar. AKU nuk ndërmori asnjë masë edhe pse çokollatat Kinder u ndaluan thuajse në të gjithë botë, sot kompania njoftoi se po i tërhiqte në mënyrë të vullnetshme produktet e saj nga tregu shqiptar.

Njoftimi:

Ferrero po bashkëpunon me autoritetet lokale të Ushqimit mbi një lidhje të mundshme me një numër rastesh të raportuara të salmonelës në vende të tjera jashtë Shqipërisë. Megjithëse asnjë nga produktet tona Kinder të hedhura në treg nuk ka rezultuar pozitiv për salmonelën dhe nuk kemi marrë asnjë ankesë nga konsumatorët, ne po e marrim këtë çështje me seriozitet të jashtëzakonshëm, pasi kujdesi ndaj konsumatorit është prioriteti ynë kryesor.

Si masë paraprake, ne kemi marrë vendimin për të tërhequr vullnetarisht nga tregu në Shqipëri Kinder Schoko-bons dhe Kinder Surprise Maxi, numrat e mëposhtëm të lotit të prodhuara në Belgjikë.

PRODUKTIGRAMNUMRI I LOTIT
KINDER SURPRISE MAXI100G L330RZB-MJ
KINDER SCHOKOBONS 46GL291RZD-KX
KINDER SCHOKOBONS 46GL320RZD-MB
KINDER SCHOKOBONS 125GL328R03—
KINDER SCHOKOBONS 125GL326R03—

Të gjitha produktet e tjera Ferrero, përfshirë produktet e tjera Kinder nuk preken nga kjo tërheqje vullnetare. Ne po punojmë me distributorin tonë për të siguruar që këto produkte të mos jenë më të disponueshme për blerje. Nëse keni një nga këto produkte, këshillohet të mos e konsumoni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit