-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania, Kanadaja dhe Australia kanë refuzuar të dëbojnë diplomatët rusë

Kryesoret

Britania, Kanadaja dhe Australia deri më tani kanë refuzuar të dëbojnë diplomatët rusë, në kontrast me 15 vende të BE-së që tani kanë dëbuar më shumë se 200 diplomatë si përgjigje ndaj krimeve të supozuara të luftës në Ukrainë.

Sipas The Guardian, në dy muajt e kaluar janë dëbuar 200 diplomatë të tjerë rusë. Ngurrimi i Mbretërisë së Bashkuar për të vepruar ishte pavarësisht një paralajmërimi nga sekretarja e saj e jashtme, Liz Truss, e cila tha se “epoka e angazhimit” me Rusinë ka përfunduar.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka mbrojtur vendimin, duke thënë se ka të ngjarë që Rusia të hakmerret me një masë reciproke. Ai tha se nuk ishte i sigurt nëse “gjesti simbolik” do ia vlente.

Britania dëboi më parë 23 diplomatë rusë në vitin 2018, pasi Kremlini nuk shpjegoi se si u përdor një agjent nervor i prodhuar nga Rusia ndaj ish-spiunit Sergei Skripal në Salisbury.

Javën e fundit Polonia, Gjermania, Franca, Sllovenia, Italia, Spanja, Belgjika, Holanda, Danimarka, Letonia, Greqia, Portugalia, Estonia, Irlanda, Suedia, Republika Çeke, Austria dhe Luksemburgu kanë dëbuar të gjithë diplomatë rusë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit