Një person është arrestuar në fshatin Rushiq të Pejës, pasi dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij ku ka tentuar të kryejë vjedhje.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i dyshuari kishte shkaktuar zjarr brenda objektit të shtëpisë dhe ka pësuar lëndime trupore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij, ku ka tentuar të kryejë vjedhje dhe ka shkaktuar një zjarr brenda objektit. Si pasojë ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qeli.