-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilltarja e OKB-së: Lufta në Ukrainë, kujdes me Ballkanin Perëndimor

Kryesoret

Këshilltarja speciale e OKB për evitimin e gjenocidit Alice Wairimu Nderitu ka tërhequr vërejtjen për ndikimin negativ të krizës në Ukrainë në pjesët e tjera të Evropës dhe ka ftuar në forcimin e përpjekjeve parandaluese të krizave të mundshme në Ballkanin Perëndimor, për shkak siç thotë ajo, të trashëgimisë të dhimbshme dhe dinamikës gjithnjë më të keqe të lidhjes me konfliktin aktual në Ukrainë.

Nderitu ka thënë se këtë e ka vërejtur gjatë vizitave të saj në rajon nga shumë bisedues që aludojnë në mungesë besimi, përkushtimin e ulët të politikanëve në shërimin dhe ndërtimin e besimit, dinamikën e ndarjes që shfrytëzohet për qëllime politike si dhe hapësirën e pamjaftueshme për punë nga mbështetësit lokal të paqes, transmeton “Zëri i Amerikës”.

Në 6 javët e fundit të konfliktit në Ukrainë u përkeqësua kjo dinamike dhe u rrit urrejtja, përfshirë këtu arsyetimin e hapur të dhunës ndaj një grupi etnik, thirrjen në fe dhe arsyetimin për dhunë apo harmonizimin e synimeve nacionale me qëllimet e palëve në konfliktin e Ukrainës u shpreh ajo.

“Ballkani perëndimor edhe më tej mbetet me rëndësi kritike për lojtarët kyç, interesat strategjike të cilëve takohen në rajon dhe nuk është befasi se rritet shqetësimi kur kontestet e interesave gjeo-strategjike krijojnë vuajtjen e pakalueshme në Ukrainë”, tha Nderitu.

Në të njëjtën kohë, këshilltarja speciale ka nënvizuar se burimi kryesor i ndarjes në rajon dhe më tej vjen nga brenda jo nga jashtë, ndaj përpjekjet më të fuqishme për qetësimin e rrezikut duhet të vijnë nga vetë rajoni.

Në këtë kuptim, duhet dhënë prioritet iniciativave që afrojnë njerëzit në rajon, në të cilin shpesh tentojnë t’i ndajnë.

Nderitu ka dënuar “ngjarjet shqetësuese në Bucha” dhe ka shtuar se “ishte e tmerruar nga pamjet, që tregojnë në shenja serioze të fakteve për krime lufte”.

Ajo ka ftuar sekretarin gjeneral të OKB-së, komisarin e lartë për drejtat e njeriut dhe koordinatorin e përhershëm të OKB-së në Ukrainë që urgjentisht të ndalojnë zjarrin dhe të bëhet hetim i pavarur efikas që do të sjell para përgjegjësisë penale ata që kryen vrasje civile në atë lokacion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit