-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrat e Jashtëm të G7 dënojnë së bashku mizoritë e Rusisë në Bucha

Kryesoret

Ministrat e jashtëm të vendeve të G7 së bashku dënuan me termat më të ashpër mizoritë e kryera nga forcat e armatosura ruse në Bucha dhe një numër qytetesh të tjera ukrainase.

Masakrat në qytetin Bucha dhe qytete të tjera të Ukrainës do të përfshihen në listën e mizorive dhe shkeljeve të rënda të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të drejtat e njeriut, të kryera nga agresori në tokën ukrainase.

Shtetet, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja, Japonia dhe Bashkimi Evropian në një deklaratë të gjatë pas takimit të tyre të enjten në Bruksel, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. 

“Ne theksojmë se ata që janë përgjegjës për këto akte dhe mizori të urryera, duke përfshirë çdo sulm që synon civilët dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile, do të mbahen përgjegjës dhe do të ndiqen penalisht”, shtohet në deklaratë.

Duke nënvizuar “mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”, ministrat e jashtëm theksuan rëndësinë e “rritjes së mëtejshme të presionit ekonomik” ndaj Rusisë dhe aleatit të saj, Bjellorusisë.

“Së bashku me partnerët ndërkombëtarë, G7 do të mbajë dhe rrisë presionin ndaj Rusisë duke vendosur masa të koordinuara shtesë kufizuese për të penguar efektivisht aftësitë ruse për të vazhduar agresionin kundër Ukrainës,” vazhdoi deklarata.

“Ne do të punojmë së bashku për të ndaluar çdo përpjekje për të anashkaluar sanksionet. ose për të ndihmuar Rusinë me mjete të tjera.Ne po ndërmarrim hapa të mëtejshëm për të përshpejtuar planet për të reduktuar varësinë tonë nga energjia ruse dhe do të punojmë së bashku për këtë qëllim.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit