Është zbardhur dëshmia e kryesekretares së Gjykatës së Lezhës. Klaudia Marku ka shprehur se ajo është larguar nga shtëpia pas një zënke me bashkëshortin e saj.
Në dëshminë e saj para grupit hetimor, Marku është shprehur se është kthyer kur e ka marrë vesh në media se po e kërkonin. Ajo shton se këto orë i ka kaluar në një hotel në Lezhë.
“U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi. Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”, ka thënë ajo.