Ambasadori i Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov falënderoi Shqipërinë dhe shqiptarët për mbështetjen përballë luftës dhe pushtimit rus që ka nisur prej më shumë se një muaji. Pas manifestimit që u zhvillua sot në Tiranë, Shkurov bëri edhe njëherë thirrje për sanksione dhe izolim të Rusisë.
“Armiku jonë po përqendron mijëra tanke në Ukrainën lindore dhe ne e kuptojmë se kjo nuk do të ndalojë. Edhe njëherë i bëj thirrje botës për të transferuar në Ukrainë armët e nevojshme, për të vendosur sanksionet më të mundshme kundër Rusisë. Sot miliona njerëz janë veshur me ngjyrat blu dhe të verdhë të Ukrainës.
Ukraina është e mbuluar në gjak, por vazhdon të mbulojë në nderin dhe lirinë. Falenderoj shqiptarët për njerëzinë dhe ndihmën që i ofrojnë popullit tonë. Falënderimet e mia edhe bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, qeverisë, ambasadorëve dhe të gjithë atyre që janë sot me ne” tha ai.