Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dënuar ashpër agresionin rus në Ukrainë. Nga manifesti i organizuar në mbështetje të Ukrainës, para ambasadës ruse në Tiranë, ambasadorja e SHBA-ve theksoi se Putin i kishte bërë llogaritë keq, pasi hasi në rezistencën e ukrainasve.
“Që prej shkurtit, e gjithë bota ka parë atë çka ka bërë lufta e Vladimir Putin, ku nisi pushtimin e paramenduar, të pajustifikuar, dhe brutal ndaj Ukrainës. Është nder për mua të qëndroj së bashku me mikun tim, ambasadorin e Ukrainës. Ne qëndrojmë me Ukrainën. besoj se çdo shqiptar që është i pranishëm këtu dhe nuk është, bie dakord me këtë. Askush nuk e njeh më mirë vlerën dhe ngushëllimin kur dikush shtrin dorën drejt një miku kur dikush ka nevojë. Ju bashkohem për të shprehur solidaritetin dhe miqësinë me Ukrainën”, tha Kim.